Vetëm një vit zgjati “ferri” për Schalke 04. Një nga klubet më historike të futbollit gjerman, siguroi rikthimin në Bundesliga pas triumfit të jashtëzakonshëm 3-2 ndaj St Pauli.
“Blutë Mbretërorë” kryen një përmbysje fantastike në ditën e 25-vjetorit të fitimit të Kupës UEFA (1-0 ndaj Interit, 7 maj, 1997), duke u dhuruar emocione të forta 60 mijë tifozëve të pranishëm në “Veltins Arena”.
Pjesa e parë foli për St Pauli. Skuadra e Leart Paqaradës, i cili mban shiritin e kapitenit, shënoi dy herë me 19-vjeçarin Matanovic. Pushimi i bëri mirë Schalkes, që përmbysi gjithçka nga nga 47′ al 78′.
Simon Terodde realizoi dy gola dhe kryeson renditjen e golashënuesve në Bundesliga 2 me 29 gola. Më pas shënoi edhe uruguaiani Zalazar. 3-2, Schalke në vend të parë dhe zyrtarisht në Bundesligë një javë përpara fundit të sezonit si një nga dy ekipet e para.
Shtatë herë kampionët e Gjermanisë festuan gjatë me tifozët e tyre, teksa në Gjermani gëzojnë të gjithë që një nga klubet më popullore do të garojë sërish me më të mirëve.
Feston edhe Blendi Idrizi, mesfushori ofensiv. 24-vjeçari, i cili debutoi me Kosovën qershorin e kaluar, numëron 1 gol dhe 3 asiste sezonalë me Schalken 04./SS