Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar nga policia në Prizren, pas një përleshje fizike mes tyre që dyshohet të ketë ndodhur nën ndikimin e alkoolit. Ngjarja ka rezultuar me lëndime të lehta trupore për të përfshirët, raporton 04 Online.
Sipas burimeve policore, incidenti ndodhi në një ambient publik, ku dy të dyshuarit, të cilët ndodheshin nën efektin e alkoolit, janë rrahur mes vete duke shkaktuar shqetësim për qytetarët përreth.
Me urdhër të prokurorit të rastit, të dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar procedurat përkatëse ligjore. Rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.
“Prizren 18.04.2025-18:10. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqiprisë, pasi që të njëjtit dyshohet se nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online