Përleshje në një ndeshje kikboksi në Serbi, atleti grek sulmohet nga turma pas fitores

0
55

Një ndeshje kikboksi në Serbi është bërë arenë e përleshjeve të disa personash. Fitorja e atletit grek Giannis Tsoukalas kundër kundërshtarit të tij serb Vahid Kitsara nuk u prit aspak mirë.

Të pranishmit nisën duke fishkëllyer ndërsa më pas një grup njerëzish pushtuan ringun dhe sulmuan Tsoukalasin. Incidenti u përshkallëzua kur më shumë njerëz hynë në ring dhe u përleshën me njëri-tjetrin. 

Atleti grek u transferua në një spital në Beograd, ku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore. Gjendja e tij nuk ishte shqetësuese dhe u lirua nga spitali ku më pas u kthye në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here