Një tentim vrasje ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.
Pas një mosmarrëveshje, pesë të dyshuar meshkuj – dy prej tyre të mitur janë përleshur mes vete dhe kanë përdorur edhe thika.
Të gjithë të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Sipas raportit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar pas intervistimit është dërguar në mbajtje.