Një mosmarrëveshje mes pesë personave ka përfunduar me përleshje fizike në fshatin Shirokë të Suharekës, duke lënë dy persona të lënduar, shkruan 04 Online.
Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të dëmtimeve trupore të lehta. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke intervistuar të gjithë të dyshuarit lidhur me rrethanat e incidentit.
Me vendim të prokurorit, të gjithë të përfshirët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.
“Shirokë, Suharekë/ 18.03.2025-11:00. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online