Përleshja që eskaloi në therje me thikë, detaje për konfliktin në Prizren që dyshohet se ndodhi në trafik

0
313
Foto: Ilustrim

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në Prizren, që eskaloi edhe në përdorimin e thikës. Për pasojë, një person ka mbetur i lënduar, teksa të dyshuarit akoma nuk janë zbuluar nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, motivi i konfliktit dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje në trafik, mes viktimës dhe të dyshuarve.

I riu që u godit me mjet të mprehtë ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas ka dhënë deklaratën e tij para Policisë. Burimet e Sinjalit thonë se viktima ka deklaruar se nuk i njeh të dyshuarit dhe s’ka pasur asnjë problem me ta.

Pasi Policia është vënë në dijeni për incidentin, kanë reaguar në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme, e po ashtu janë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren, me ç’rast është bërë e ditur se po punohet në identifikimin dhe arrestimin e të gjithë të përfshirëve në këtë rast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here