Përleshen fizikisht mes vete shtatë persona në Prizren, katër prej tyre bëhen për spital

0
5399

Policia në Prizren raporton se pas një mosmarrëveshjeje, në rrugën Adem Jashari janë përleshur fizikisht mes vete shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here