Të mërkurën, me nderime është përkujtuar në 31 vjetorin e rënies heroike, dëshmori i kombit, Alush Kryeziu.
Familjarë, bashkëveprimtarë, qytetarë dhe miq të familjes Kryeziu, kanë nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit të kombit, Alush Kryeziu, në përvjetorin e radhës të rënies së tij heroike me 19 prill të vitit 1992 gjatë përballjes me forcat policore serbe.
Ish komandanti i brigadës 128-të të UÇK-së, Ruzhdi Saramati, tha se për bashkëveprimtarin e tij dëshmor, Alush Kryeziu, duhet qe të shkruaj historia, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në shërbim të atdheut.
Ndërkaq, Alush Shala, gjithashtu bashkëveprimtar nga koha e ilegales, tha se dëshmori, Alush Kryeziu, ishte njeri i veprave të mëdha për realizimin e aspiratave kombëtare.
Në emër të familjes, të pranishmit në këtë përkujtim në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit, Alush Kryeziu, i falënderoi nipi i tij, Nysret Sertolli. Më 19 Prill të vitit 1992 në përballje me policinë famëkeqe serbosllave, kishte rënë heroikisht komandanti i njësitit gueril “ 003”, Alush Kryeziu. Ai iu kishte rënë në sy të spiunëve, dhe në mesnatën e asaj date, në lagjen “Ortakoll”, atij i vihet prita, dhe pas shpine qëllohet me plumba nga policë serbosllav, duke mos i mbijetuar plagëve vdekjeprurëse, pasi kishte qëndruar gjatë i plagosur dhe pa ndihmë./TvPz