Me një manifestim përkujtimor, në oborrin e shkollës” në Struzhë, është nderuar jeta dhe vepra heroike e dëshmorit, Anif Muji, emrin e të cilit e mban shkolla e këtij lokaliteti, në 24 vjetorin e rënies në altarin e lirisë.
Pjesë e përkujtimit të rënies heroike të dëshmorit, Anif Muji, ishin familjarë të dëshmorëve, veteran e invalid të luftës, nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, nxënës dhe pjesëmarrës të tjerë.
Nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se, sot jemi tubuar për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit, Anif Muji, i cili sakrifikoi jetën për lirinë e vendit.
Ish komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, tha se struzhjanët gjithmonë i kanë shërbyer interesave të atdheut, e në mesin e të cilëve shquhej gjatë luftës deri në flijimin e tij, dëshmori, Anif Muji.
Ndërkaq, djali I dëshmorit, Eduarti, tha se sot me dhimbje por edhe rkenari, po e kujtojmë prindin tonë të shtrenjtë, i cili u flijua për lirinë të cilen po e gëzojmë sot. Për të gjithë të pranishmit në këtë manifestim, u shfaq një program artistik nga nxënës dhe të tjerë./TvPz