Përkujtohet Dëshmori i Kombit, Alush Kryeziu, në 30 vjetorin e rënies së tij

0
908

Të martën, me nderime është përkujtuar dëshmori i kombit, Alush Kryeziu, në 30 vjetorin e rënies së tij heroike.

Më 19 Prill të vitit 1992 në përballje me policinë famëkeqe serbosllave, kishte rënë heroikisht komandanti i njësitit gueril “ 003”, Alush Kryeziu, dëshmor i kombit. Familjarë, miq, bashkëveprimtarë dhe ish eprorë të UÇK-së , të martën kanë përkujtuar me homazhe në varrezat e Arbanës dhe në vendin e rënies heroike në Ortakoll, dëshmorin Alush Kryeziu. Ish komandanti i brigadës 128-të të UÇK-së, Ruzhdi Saramati, për bashkëveprimtarin e tij dëshmor, tha se, Alush Kryeziu, tërë jetën e tij ia kushtoi aspiratave të atdheut, duke u flijuar për atë në moshën e tij më të mirë. Nga një fjalë rasti e kanë mbajtur edhe bashkëveprimtari, Elez Durmishi dhe basshkëvendasi, Kadri Kryeziu, të cilët e kanë vlerësuar lartë sakrificën sublime në shërbim të atdheut të dëshmorit, Alush Kryeziu.

Në emër të familjes, të gjithë ata që nderuan dëshmorin jo vetëm me homazhet e sotme, i ka falënderuar djali i i dëshmorit, Fatbardhi, i cili tha se familja sot me dhembje dhe krenari e kujton anëtarin e saj të shtrenjtë, i cili me veprën e tij dëshmoi se rruga për liri nuk kishte kthim prapa. Alush Kryeziu, për veprimtarinë e tij atdhetare, kishte rënë në sy të spiunëve, dhe në mesnatën e datës 19.prill 1992, në lagjen “Ortakoll”, atij i vihet prita, dhe pas shpine qëllohet me plumba nga policë serbosllav, duke mos i mbijetuar plagëve vdekjeprurëse, pasi kishte qëndruar gjatë i plagosur dhe pa ndihmë./TvPz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here