Përkujtohet 26-vjetori i Betejës së Landovicës

0
126

Në 26-vjetorin e Betejës së Landovicës, një prej shumë ngjarjeve të rëndësishme të Luftës së UÇK-së, u bënë homazhe në nderim të dëshmorëve dhe martirëve, shkruan 04 Online.

Nënkryetari Kujtim Gashi, Kryesuesja e Kuvendit Antigona Bytyqi, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë vendosën kurora lulesh në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.

Më pas, në shkollën e fshatit “26 Marsi” u mbajt një program përkujtimor, ku u theksua rëndësia e kësaj beteje në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here