Gjatë ditës së martë, në përvjetorin e 24 të rënjës heroike në Suharekë janë përkujtuar heroi Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari.
Në përvjetorin e 24 të rënjës heroike, sot janë përkujtuar dy trima luftëtarë të UÇK-së të cilët ranë për të mos vdekur kurrë, Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari, raporton SuharekaOnline.
“Heroi Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari u bënë frymëzim dhe shembull se si duhet dhe nderohet atëdheu”, ka thënë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë homazheve te vendi i rënjës.
Homazhe sot kanë bërë edhe bashkëluftëtarë dhe shokë e miqë të dy heronjëve si dhe familjarë dhe veprimtarë të çështjës kombëtare.