Përjashtimi i Haki Abazit nga GP, Kusari-Lila: Vetë ka thënë i kemi ndarë rrugët me kryeministrin, vetëm e formalizuam

0
231

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka folur lidhur me përjashtimin e deputetit Haki Abazi nga Grupi Parlamentar i VV’së.

Kusari-Lila ka thënë se Abazi vetë ka deklaruar se i ka ndarë rrugët me kryeministrin Albin Kurti dhe se kjo është vetëm formalizuar me përjashtimin e tij, raporton Express.

“Në komunikimin që është bërë, vetëm është formalizu dicka që z.Abazi e ka kry vetë. Dmth ai vetë është deklaru që i ka nda rrugët me kryeministrin. Ne vetëm e kemi kry pjesën formale, si Grup e kemi vendos dhe e kemi dorëzuar në Kuvend një letër…Ka deklaru publikisht që i kemi nda rrugët me Albin Kurtin dhe këtu është fundi i bashkëpunimit tonë”, ka thënë Kusari-Lila në Blic Interview.

Sipas saj, kur është diskutuar çështja e përjashtimit të Abazit nga GP, asnjë s’ka qenë kundër.

“Disa herë ka ardh kërkesa që ne duhet të marrim një vendim sepse nuk mund të jetë ai pjesë e Grupit dhe të flet ashtu kundër grupit.. Kur e kemi vendos si diskutim në grup parlamentar, asnjë kundër s’ka qenë. 34 deputetë kanë qenë prezentë, kur e kemi thënë a të procedojmë me letrën për largimin e tij, krejt kanë qenë për”, ka deklaruar Kusari-Lila.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here