Rreth çështjes Negreira ka folur edhe Aleksander Ceferin. Presidenti i UEFA-s deklaroi se kjo është një çështje serioze. “Kam marrë informacionin e duhur, di të them që është një çështje shumë serioze.
Është një nga gjërat më serioze që kam parë ndonjëherë në historinë e futbollit. Asgjë nuk ka përfunduar, ne do e hetojmë si rast”, u shpreh kreu i qeverisë europiane të futbollit.
Ish-arbitri profesionist spanjoll, Enriquez Negreira, ka përfunduar nën hetim për pagesa miliona euroshe nga drejtuesit e Barcelonës.
Edhe pse u përfol për mundësinë e përjashtimit të skuadrës katalanase nga sezoni i ardhshëm në Champions League, pritet që Barça t’ia hedhë vetëm me sanksion ekonomik.
UEFA i ka dërguar tashmë RFEF-së (Federata Spanjolle e Futbollit) një kërkesë për sqarim në lidhje me hetimet e kryera.
Nëse është shkelur neni 12, ai që detyron anëtarët e UEFA-s “të përmbahen nga çdo sjellje që dëmton ose mund të dëmtojë integritetin e ndeshjeve dhe garave” Barça do të rrezikonte seriozisht të përjashtohej nga Champions League.