Me subvencionimin që do të bëhet në dy ditët e fundit, do të përfundojë pakoja e subvencionimit të rrymës për ata që kanë kursyer energjinë elektrike në krahasim me muajt e njëjtë të dimrit të shkuar, ka konfirmuar ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ai ka bërë të ditur se tre muajt e parë, shtator-tetor-nëntor subvencionet janë mbuluar nga buxheti i shtetit, ndërsa për katër muaj të tjerë subvencionet janë mbuluar nga pakoja e fondeve prej Bashkimit Evropian.