Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet restauruese të fazës së parë në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren. Ndërsa së shpejti fillon faza e dytë e punimeve.
Hamami i ndërtuar në vitin 1574 është aset i trashëgimisë kulturore i një rëndësie të veçantë pasi që për shekuj me radhë ka qenë pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve të Prizrenit dhe është shndërruar në simbol shpirtëror dhe kulturor.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMKRS.MKOS.MCYS%2Fposts%2Fpfbid0m61eK4HEFeoLtdLqMzL7Die3MtWxCgHYcU2UNZWpBGLdJCCAbH7CFacqNeVUzaeYl&show_text=true&width=500