Basketbollistet e KB “Junior 06 Moni Bau”janë fituese të Kupës së Kosovës në basketball për Ligën e vajzave U-14. Ato në ndeshjen finale mposhtën skuadrën e Trepçës me rezultat 95:94.
Të shtunën u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale. Loja e parë ballafaqoi ekipin e Trepçës dhe Vëllaznimin e Gjakovës. Mitrovicaset ishin superiore dhe me lehtësi mposhtën skuadrën gakovare me shifrat 40:09. Ndërkaq, ndeshja e dytë gjysmëfinale u zhvillua midis dy ekipeve prizrenase: Junior 06 – Ponte Prizreni. Pas një lojë të mirë, në fund triumfuan Junioret me shifrat 95:54.
Finalja: Trepça – Junior 06 Moni Bau 68:52
Finalja ballafaqoi dy skuadrat e pamposhtura dhe që e kërkonin trofeun më të çmueshëm. Prandaj, kjo bëri që takimi të jetë interesant që nga fillimi. Pizrenaset të parat shënuan dhe krijuan epërsi, të
cilën e ruajtën deri në fund të çerekut rë parë, kur rezulati në semafor shënoi 12:19 në favor të nikoqireve.
Edhe dhjetëminutëshi i dytë nisi me superioritet të basketbollisteve të ekipit Junior 06 Moni Bau deri në momentin kur lojtarja më e mirë prizrenase Bora Mullaabazi pësoi një lëndim, për kça iu desh të pushonte, e kjo ndikoi paksa në rënie të lojës së tyre, derisa udhëtueset arritën të ngushtojnë epërsinë në 5 pikë. Megjthatë skuadrat shkuan në pushim me shifrat 25:36.
Epërsia prej 9 pikësh në pjesën e dytë sa vinte e shtohej dhe kjo falë efikasitetit të Mullabazit dhe Albulena Dakajt, pa anashkaluar këtu as Suden Sallahun e Dea Mullaaliun.
Me rezultat 68:52 përfundoi ky takim në të cilin tek vendëset u dallun Bora Mullaabazi me 32 pikë e 15 asistime dhe Albulena Dakaj me 17 pikë e 12 kërcime. Ndërsa tek mitrovicaset u veçuan Melisa Fazliu me 14 dhe Rona Kelmendi me 13 pikë të realizuara.
Pas përfundimkit të ndeshjes fillimisht u shpallën lojtaret MVP. Këtë epitet pa hamendje e meritoi Bora Mullabazi, ndërsa bashkëlojtarja e saj Albulenda Dakaj u shpall MVP me perspektivë.
“Jam e lumtur që arrita të rikthehem në lojë pas një lëndimi. Mendoj se luajtëm më mirë dhe e fituam ndeshjen me meritë. Jam e gëzuar edhe për çmimin e lojtares së ndeshjes, por edhe për Kupën e Kosovës”, ka thënë Mullaabazi.
Ndërkaq, Albulena Dakaj, një lojtare tejet perspektive u shpreh: “Pa dyshim, çmimet e fituar sot janë rezulat i punës, përkushtimit dhe angazhimit tonë në lojë. Jam shumë e lumtur dhe premtoj se në të ardhmen do të luajmë edhe më mirë”.
Më pastaj u ndanë edhe medaljet dhe Kupa e Kosovës. Fillimisht basketbollistet e Trepçës u stolisën me medalje të argjendta, ndërsa ato të ekipit Junior 06 u stolisën me medalje të arta dhe me Kupën e Kosovës, të cilat iu ndanë nga kryetari i KB “Bashkimi-femrat” Moni Përteshi.
“Jam i kënaqur me angazhimin dhe performancën e të gjitha lojtareve. Në këtë finale pa asnjë diskutim u dalluan Mullaabazi dhe Dakaj dy bartëset kryesore të këtij trofeu, ndaj edhe i shpërblyem të dyja si MVP, por nuk duhet lënë anash as kontributin e lojtareve të tjera të cilat me meritë u stolisën me këtë trofe…”, ka thënë trajneri Ramush Rushiti./VB