Një lokal në fshatin Korishë të Prizrenit gjatë ditës së enjte është përfshirë nga zjarri.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se një person ka raportuar në polici se në një lokal ka shpërthyer zjarri, ku menjëherë pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, raporton SO.
Shkaku i incidentit nuk është bërë i ditur e poashtu thuhet se nuk është lënduar asnjë person.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se rasti në fjalë është duke u hetuar.
“Fsh. Korishë, Prizren 02.02.2023 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një lokal ka shpërthyer një zjarr, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore.” thuhet në njftimin e policisë.