Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka vazhduar formën e saj të shkëlqyer, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Grand Slam Abu Dhabi 2024.
Në çerekfinale, Distria tregoi dominim të plotë, duke mposhtur me Waza-ari xhudisten izraelite Gefen Primo, njëra prej rivaleve më të forta në kategorinë e saj.
Në vazhdim, kampiones olimpike të Kosovës e pret një sfidë tjetër e rëndësishme. Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me Reka Pupp nga Hungaria, garë që pritet të jetë mjaft dinamike dhe vendimtare për synimin e saj drejt finales./04 Online














































