Përfaqësuesit e AKA-së dhe NARIC-ut vizituan Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren

0
235

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, të enjten është vizituar nga drejtori i Agjencisë së Akreditim të Kosovës(AKA), Naim Gashi dhe  Kumrije Gagica, drejtoresh e Qendrës Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik – NARIC. Ata janë pritur nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Proretorja për bashkëpunonim ndërkombëtar dhe sigurimin e cilësisë Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan dhe Prorektorja për buxhet, financa dhe infrastrukturë Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj.

Rektori Alishani me këtë rast e falënderoi drejtorin e AKA-së për mbështetjen e Universitetit në përmbushjen e standardeve në procesin e ri-akreditimit institucional dhe të programeve studimore dhe theksoi se bashkëpunimin e ngushtë me këtë institucion të rëndësishëm  e sheh si të domosdoshëm për zhvillimin e universitetit edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, Drejtori i AKA-së e përgëzoi Rektorin e ri të Universitetit për përkushtimin që po tregon me vizionin e tij për zhvillimin e këtij universiteti. “Ne, nga këndvështrimi i AKA-së e kemi analizuar projektin dhe vizionin e rektorit dhe jemi të kënaqur me këtë vizion. Rektori dhe menaxhmenti i ri e ka përkrahjen e plotë të AKA-së dhe institucioneve tjera në nivel shtetëror”, theksoi drejtori Gashi.

Pas takimit, përfaqësuesit e AKA-së, NARIK-ut dhe stafi menaxhues i Universitetit kanë zhvilluar një takim të përbashkët me strukturat udhëheqëse të njësive akademike. Temë diskutimi ishte përmbushja e standardeve të cilësisë të programeve të reja edhe atyre që janë në proces në përputhje me bazën ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Drejtori i AKA-së, Naim Gashi theksoi se arsyeja pse kanë vendos të vizitojnë Universitetin në këtë kohë, është se në vitin e ardhshëm do t’i nënshtrohen ri-akreditimit shumica e programeve studimore ekzistuese në këtë universitetit.

Drejtori Gashi theksoi se gjatë procesit të hartimit të RVV-së të programeve studimore është shumë e rëndësishme që të përfshihen të gjithë akterët e brendshëm dhe të jashtëm dhe të japin secili prej tyre kontribut.

“AKA është partner i Universitetit. Suksesi i universiteti njëkohësisht është edhe suksesi ynë. Nuk jemi oponencë e Juaja. Mirëpo, duhet të keni parasysh se koha kur ka pas tolerime ka përfunduar”, nënvizoi ai.

Drejtoresha e NARIC-ut, Kumrije Gagica theksoi se përpos njohjes dhe barasvlerës së diplomave, ata bëjnë edhe informim akademik, për të cilën arsye janë këtu, që bashkërisht me stafin e universitetit dhe përfaqësuesit e AKA-së të diskutojnë për sfidat me të cilat ballafaqohemi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here