Përdoreni këtë maskë për lëkurë më të bukur

0
516

Ekspertët kanë propozuar një maskë që duhet ta përdorni për fytyrën tuaj.

Maska e përbërë nga luleshtrydhja i bënë mirë lëkures tuaj pasi është e pasur me zink, karotinë dhe vitamina C dhe B, transmeton lajmi.net.

Rrallëherë dikush mund t’i rezistojë – luleshtrydheve. Dhe në të njëjtën kohë është shumë efektive si mjet në luftën për bukurinë e lëkurës. Rikthen shkëlqimin, elasticitetin dhe freskinë.

Nëse nuk jeni të kënaqur me lëkuren tuaj, bëni një maskë me luleshtrydhe. Ajo do të freskojë lëkurën tuaj, do të qetësojë poret e zgjeruara dhe do të ushqejë lëkurën tuaj.

Përgatitja e maskës : Prisni një filxhan të plotë me luleshtrydhe të lara dhe grijini mirë. Shtoni gjysmë luge çaji sodë buke, një lugë çaji mjaltë dhe një lugë qumësht. I trazojmë mirë.

Aplikimi: Aplikojeni përzierjen në një fytyrë të pastruar më parë që është larë me ujë të ngrohtë për të mbajtur poret e hapura. Lëreni maskën për gjysmë ore dhe më pas hiqeni me ujë të vakët. Aplikoni trajtimin dy deri në tre herë në javë për dy javët e para dhe më pas një herë në javë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here