Përballje të jashtëzakonshme në javën e 27-të të Superligës

0
84

Java e 27-të në ProCredit Superligë pritet të sjellë super përballje dhe sfida shumë të rëndësishme para fillimit të garave shtesë.

Trepça dhe Bashkimi kanë siguruar gjysmëfinale e “Play-off”-it, derisa garë e ashpër po shkon për katër vendet tjera dhe kush do të mbijetojë.

Golden Eagle Ylli dhe Peja kanë pikë të njëjta, por synojnë vendin e katërt që i siguron epërsinë e terrenit vendas në çerekfinale.

Sfida shumë të rëndësishme do të zhvillohen të shtunën.

Rahoveci 029 pas fitores ndaj Vëllaznimit janë të motivuar për fitoren e radhës, ku do të përballen me kampionin dhe liderin Trepçën. Vreshtarët janë në vendin e shtatë me nëntë fitore e 17 humbje, kurse mitrovicasit kanë 23 fitore e tri humbje.

Sigal Prishtina – Vëllaznimi është po ashtu përballje e rëndësishme. Prishtinasit kanë dhjetë fitore e 16 humbje, ndërsa kuqezinjtë janë në vendin e fundit me tetë fitore e 18 humbje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here