Manchester City dhe Arsenal do të përballen sonte në atë që me shumë gjasa do të përcaktojë fatin e titullit të kampionit për sezonit 2022/23.
Pas tre barazimeve radhazi, Arsenali tashmë nuk ka në duart e tyre fatin e titullit, përkundër se ndodhet pesë pikë përpara përcjellësit Man City, por “Qytetarët” kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Manchester City është skuadra më në formë në Premier League, duke fituar secilën nga 6 ndeshjet e fundit në kompeticion.
Arsenal ndërkohë ka ecurinë më të gjatë aktuale pa humbje në Premier League (10), por nuk ka fituar asnjërën nga tre duelet e fundit (3 barazime).
Të rejat e lëndimeve:
Shqetësimi i vetëm i lëndimit të Manchester Cityt është mbrojtësi Nathan Ake, i cili humbi fitoren e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e FA Cup për shkak të një lëndimi ‘hamstring’.
Pep Guardiola mund t’i japë një start Phil Foden, i cili u rikthye në aksion të shtunën pas më shumë se një muaji jashtë.
Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, mbetet jashtë fushës me problemin e shpinës që e ka lënë jashtë për pesë javë.
Mesfushori Granit Xhaka përballet me një test fitnesi pasi humbi barazimin e së premtes me Southampton për shkak të sëmundjes.
Statistika kokë-më-kokë
- Arsenali ka humbur 11 ndeshje radhazi në ligë ndaj Manchester Cityt, seria e tyre më e gjatë e humbjeve kundrejt çdo kundërshtari në historinë e ligës së klubit.
- Skuadra e Man Cityt të Pep Guardiolës i ka fituar të gjashtë ndeshjet në shtëpi të Premierligës kundër Arsenalit me rezultatin e përgjithshëm 17-3.
- Topçinjtë kanë shënuar vetëm tre gola në 10 ndeshjet e mëparshme të ligës.
- City e ka mposhtur Arsenalin dy herë këtë sezon dhe po kërkon një ‘hat-trick’ të fitoreve kundër Topçinjve në një sezon të vetëm për herë të tretë në pesë vjet.
Manchester City
- Manchester City ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit të ligës, duke përfshirë gjashtë radhazi.
- Ata janë të pamposhtur në 16 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar 13 dhe tre barazime.
- Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar të gjitha 11 ndeshjet e tyre në shtëpi në të gjitha garat këtë vit, duke shënuar 40 gola në këtë proces.
- Erling Haaland mund të barazojë rekordin e të gjitha kohërave të Andrew Cole dhe Alan Shearer në Premier League prej 34 golash në një sezon.
- Haaland ka shënuar 11 herë në katër paraqitjet e tij të fundit në shtëpi.
- Ederson ka mbajtur vetëm gjashtë porta të paprekura në 20 ndeshje në të gjitha garat që nga Krishtlindjet.
Arsenali
- Arsenali është në një seri prej 10 ndeshjesh të pamposhtur në ligë, megjithëse ka barazuar tre të fundit radhazi.
- Topçinjtë kanë fituar 11 nga 16 ndeshjet si mysafir në Premier League, duke barazuar tre dhe duke humbur dy.
- Skuadra e Mikel Artetës ka pësuar dy ose më shumë herë në gjashtë nga 11 ndeshjet e fundit të ligës.
- Megjithatë, Arsenali gjithashtu ka shënuar të paktën dy herë në secilën nga tetë ndeshjet e fundit të Premier League.
- Arteta ka humbur të gjashtë takimet e tij në Premier League me Manchester Cityn si trajner – ata janë skuadra e vetme që spanjolli nuk ka arritur të mposht në divizion.
- Gabriel Martinelli ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 11 gola në 10 paraqitjet e tij të fundit në ligë, duke shënuar tetë dhe duke asistuar tre.
Historia dhe rezultatet kokë më kokë (h2h).
- City është në një seri prej 13 fitoresh kundër Gunners në Premier League, që zgjat që nga dhjetori 2015.
- Fitore të Man City: 64
- Barazime: 45
- Fitore të Arsenalit: 98
Formacionet e mundshme:
Manchester City XI: Ederson; Akanji, Dias, Laporte; Stones, Rodri; Mahrez, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland.
Arsenal XI: Ramsdale; White, Holding, Gabriel, Zinchenko; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Jesus.
Parashikim i ndeshjes: 1-1./GSS