“Për vajzën ordinere që ke përfaqësuar…” – Familja e Juelës ka dy fjalë për Selin

0
83

“Është mirë që frustrimet personale mos t’ia ngarkosh tjetrit”

Mbrëmjen e djeshme Selin i është drejtuar në një moment Juelës duke i thënë se ndoshta tani nuk ka as respektin e familjes, jo më të banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

“Ti nuk e ke respektin rrezik as nga familja jote, me këtë qasje që ke pranuar të bësh, për vajzën ordinere që ke përfaqësuar këtu brenda”, i thotë Selin.

https://www.instagram.com/reel/DVbxTuXk5QC/?utm_source=ig_web_copy_link

Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar familja e Juelës. Ata kanë publikuar videon e këtij momenti në “Instagram”-in e banores dhe bashkëngjitur me të shkruajnë se Juelës i ka qëndruar gjithmonë familja pranë, në të mirë dhe në të keq.

“E dashur Selin! Juela ka një familje që gjithmonë i ka qëndruar pranë në të mirë e në të keq! Një familje punëtore dhe shumë të respektuar kudo! Është mirë që frustrimet personale mos t’ia ngarkosh tjetrit. Ndihemi keq për ty, që se ke kuptuar që familja është gjithmonë familje dhe një familje e shëndoshë respektin dhe dashurinë e ka të ngjizur në zemër. Nuk e pretendon. Nuk e kërkon. Me respekt: Familja Nikolli”, shkruajnë familjarët e banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here