Nuk jeni të detyruar që menjëherë të merrni tableta kur ju dhemb koka apo kur ju shtangohet shpina.
Për elim ini min e vështirësive të lehta ekspertët e mjekësisë alternative rekomandojnë përdorimin e artikujve shërues.
Kompresat nga lakra e freskët janë “preparat” i vërtetë natyral kundër dhembjes së kokës. Vini disa fletë lakre në furrë që të zbuten dhe të ngrohen, dhe me to mbështilleni kokën tri herë në ditë, derisa dhembja të kalojë, transmeton Telegrafi.
Në rast të dj eg ieve mund të grini në rende pataten e pazier dhe si kompresë ta vini në vendin e dhembjes. Kompresat mund t’i bëni edhe nga qumështi i ftohur i cili njëkohësisht pe ngon edhe shfaqjen e fshikëzave.
Njësoj i efektshëm është edhe vaji i lirit, mjafton që një copë të vogël fashe ta njomni në vaj dhe ta lyeni vendin e dj eg ur.
Tërshëra ndihmon në rastin e infla ma cio nit të nyjave dhe shiatikut. Në vendet ku shfaqet dhembja mund të vini fashë nga tërshëra e zier e nxehtë, të cilën duhet ta ndërroni në çdo katër orë. Ose, në qoftë se ju përshtatet më shumë, bëni çaj shërues.
Një lugë të vogël tërshëre zieni dy deri në tre minuta në dy decilitra ujë, pastaj kullojeni dhe pini disa herë gjatë ditës nga një filxhan të vogël.
Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi