Popullsia e Kinës ka rënë për vitin e tretë radhazi, ka njoftuar qeveria të premten, gjë që paraqet sfidë demografike për vendin e dytë më të populluar në botë, që tani po përballet me plakje të popullsisë dhe mungesë të fuqisë punëtore, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.
Në fund të vitit 2024 numri i popullsisë ishte 1.408 miliardë, një rënie prej 1.39 milionë nga viti paraprak.
Të dhënat e publikuara nga qeveria në Pekin ndjekin trendin botëror, sidomos në Azinë lindore, ku Japonia, Koreja e Jugut dhe vendet e tjera kanë përjetuar rënie të madhe të popullsisë. Para tri vjetësh Kina iu bashkua Japonisë dhe shumicës së vendeve të Evropës Lindore në rënien e popullsisë.
Në shumë raste arsyet janë të njëjta: rritja e kostos së jetesës është duke shtyrë të rinjtë për të hequr martesën dhe lindjen e fëmijëve nga planifikimi, derisa ndjekin shkollimin e lartë. Vendet si Kina që nuk lejojnë imigrim janë në rrezik të theksuar.
Që nga ngritja e komunizmit në vitin 1949, popullsia e Kinës është dyfishuar në vetëm tri dekada, pas kësaj rritje shtetasit kinez nga shqetësimi se populli mund të mos mundet të ushqejë veten, ndërmorën politikën ekstreme të “politika një fëmijë”. Edhe pse kurrë nuk ishte ligj, gratë duhet të aplikonin për leje për të pasur fëmijë dhe ata që nuk bindeshin mund të përballeshin me aborte të vona dhe procedura të kontrollit të lindjeve, dënime të larta dhe mospajisje të fëmijëve me dokumente, duke i bërë ata joshtetas kinezë.
Në zonat rurale ku dëshira për djem ishte më e madhe, abortet e foshnjave vajza u rritën. Qeveria u mundua të ndalojë abortin e selektuar, por aborti ishte legal dhe tashmë kishte biznese që ofronin këtë operim, të cilat kishin fitime të majme. Si pasojë e kësaj numri i djemve është rritur shumë më shumë se i vajzave, duke shkaktuar jo stabilitet shoqëror. Raporti i të premtes njoftoi se diferenca ishte 104.34 burra për 100 gra, por grupet e pavarura thonë se diferenca është shumë më e madhe.
Problemi më i madh për qeverinë kineze ishte rënia e lindjeve, dhe rënia e popullsisë duke u renditur si e dyta në botë pas Indisë në vitin 2023. Një plakje e shpejtë e popullsisë, rënia e fuqisë punëtore, mungesa e konsumit dhe emigrimi kanë vendosur sistemin në presion të madh.
Më shumë se një e pesta e popullsisë është më e vjetër se 60-vjeç.
Të dhënat qeveritare tregojnë se kësaj moshe i përkasin 310.3 milionë ose 22% e popullsisë së plotë. Deri në vitin 2035 ky numër pritet të kalojë 30%, duken nxitur debat për të rritur moshën e pensionimit. Me numër të vogël të studentëve disa shkolla janë duke u shndërruar në qendra rehabilitimi për të vjetrit.