Është arrestuar një person në Prizren nën dyshimin për dhunë në familje.
I dyshuari përveç sjelljeve agresive, kishte thyer dhe demoluar edhe disa orendi shtëpiake.
“Prizren 20.07.2023-00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte pasur sjellje agresive ndaj disa personave si dhe kishte thyer dhe demoluar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online