Street Party Prishtina, edicioni i tretë, i paraparë të mbahet me 10 korrik 2022, është shtyer deri në një njoftim të radhës. Përshkak të motit të papërshtatshëm për një event të jashtëm dhe paralajmërimeve për stuhi potenciale, organizatorët e Street Party Prishtina, janë detyruar ta shtyejnë mbajtjen e eventit deri në një njoftim të radhës gjatë kësaj vere, në mënyrë që t’ju ofrojnë të gjithë të pranishmëve një eksperiencë sa më të mirë gjatë eventit. |
Ky organizim, planifikon të ofrojë mundësi promovimi për artistë dhe inovatorë vendor të cilët mund të shfrytëzojnë hapësirat e festivalit falas për të promovuar krijimtarinë dhe punimet e tyre. Ndër të tjerash, Street Party Prishtina 2022, planifikon të sjellë artistin nga Madridi i Spanjes, DJ CHUS për herë të parë në Kosovë. Emrat e tjerë të planifikuar janë M.i.M & Labsadiku, Kejdi Barbullushi Trio, Mr. Cool, D Master dhe Kronz. Për informata më shumë, do të njoftoheni gjatë javëve në vazhdim. |