Rastet e sulmeve fizike për arsye të ndryshme, raportohen pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës.
Një rast i sulmit fizik është raportuar dje në Stacionin Policor në Prizren.
Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një person nëndyshiminse i njejti pas një mosmarrëveshje rreth një konteksti pronësor, ka sulmuar fizikisht vëllaun e tij.
Poashtu, bëhet e ditur se si pasoj e sulmit viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Nuredin Shala, Prizren 02.12.2022, 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.