Sezonin e kaluar, Andriy Lunin u shndërrua në një nga figurat kyçe të Real Madridit, shkruan 04 Online.
Portieri ukrainas shfrytëzoi në maksimum mungesën e Thibaut Courtois për shkak të lëndimit, duke dhuruar paraqitje të jashtëzakonshme. Me pritjet e tij vendimtare, ai ndihmoi Realin të triumfonte si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, me rikthimin e Courtois, Lunin e humbi vendin e titullarit.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Barcelona ka shfaqur interes për ta transferuar portierin 29-vjeçar. Edhe pse mbetet e paqartë nëse ky kalim do të realizohet, Lunin është i lidhur me Realin deri në vitin 2030, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve është rreth 20 milionë euro./04 Online