Në kuadër të aktiviteteve për nder të Epopesë së UÇK-së, gratë e LVV-së në Prizren mbrëpë biseduan me ish luftëtaren e UÇK-së Mimoza Shala.
Kryetarja e GVV-së në Prizren, Nora Fetoshi e vlerësoi shumë të rëndësishëm këtë bashkëbisedim duke thënë se është kënaqësi e veçantë ndarja e bisedave me Mimozën e UÇK-së.
“Është gjithmonë nder dhe një kënaqësi e veçantë me nda bisedat me një njeri shumë të veçantë për mu, me Mimozën e UÇK-së ❤️
Në kuadër të aktiviteteve të muajit Mars dhe për nder të Epopesë së UÇK-së, sot GVV në Prizren organizuam një bashkëbisedim me ish luftëtaren e UÇK-së, znj.Mimoza Shala.
Mimoza ishte vetëm 16 vjeçare dhe në shkollë të mesme kur së bashku me shume te reja dhe të rinj i’u bashkuan thirrjes për çlirim të atdheut.
Znj.Mimoza ndau tregimet dhe përvojën e saj të angazhimit në Ushtrinë Çlitimtare të Kosovës, arsyet që e shtyen dhe detyrat që kishte që nga vija e frontit e deri tek bartja e armatimit. Mimoza u plagos në Betejën e Çabratit më 1999. Ajo u shpëtua nga një nënë gjakovare dhe sot vazhdon ende angazhimin e saj për një shoqëri të lirë, të drejtë e të barabartë”, ka thënë Fetoshi./04 Online