Për katër muaj u regjistruan mbi 4 mijë ndërmarrje të reja, por ja sa u shuan brenda një muaji

0
102

Nga janari deri në prill janë regjistruar gjithsej 4 mijë e 158 ndërmarrje të reja. E vetëm gjatë muajit prill u regjistruan gjithsej 1,143 ndërmmarrje. Por gjatë prillit nuk pati vetëm ndermarrje të reja të cilat u regjistruan. Pasi që gjatë këtij muaj pati dhe ndërmarrje të cilave iu vu dryni. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë prillit u shuan 129 ndërmarrje, raporton Indeksonline.

Ndërkaq në Prill 2025 krahasuar me muajin paraprak, ka rritje për 10.1% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, ka rënie për 5.7% të ndërmarrjeve të regjistruara.

 Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij mujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 268 (23.4%), Ndërtimtari me 132 (11.5%), Prodhim me 110 (9.6%), Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 107 (9.4%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 105 (9.2%), etj. Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” (1 deri në 9 të punësuar) janë gjithsej 1,136 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” (10 deri 49 të punësuar) janë gjithsej 7 ndërmarrje të regjistruara, kurse në kategorinë në kategorinë “Ndërmarrje të Mesme” (50 deri 249 të punësuar) dhe kategorinë “Ndërmarrje të Mëdha“ nuk kemi ndërmarrje të regjistruara këtë muaj.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të regjioneve: Regjioni i Prishtinës prinë me 555 ndërmarrje të regjistruara (45.4%), Regjioni i Prizrenit me 117 (10.2%), Regjioni i Ferizajt me 114 (10.0%), Regjioni i Mitrovicës me 107 (9.4%), Regjioni i Pejës me 92 (8.0%), Regjioni i Gjilanit me 82 (7.2%), dhe Regjioni i Gjakovës me 76 (6.6%)./Indeskonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here