Pandemia me Covid-19 ka ndikuar shumë në ekonominë e Kosovës.
Si pasojë e kësaj gjendje janë mbyllur shumë biznese e shumë punëtorë kanë mbetur pa punë.
Mbyllja e bizneseve në Kosovë ka vazhduar edhe në vitin 2022, ku vetëm në katër muajt e parë të këtij viti janë mbyllur 639 biznese.
Këtë e ka bërë të ditur për FrontOnline, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
“Prej datës 01.01.2022 deri me datë 30.04.2022 janë Shuar 639 biznese”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndërsa numri i bizneseve të reja që janë hapur gjatë këtij katër mujori të parë të vitit 2022 është më i lartë se sa i atyre që janë mbyllur.
Nga MTI-ja, thotë se gjatë kësaj periudhe janë hapur 3 mijë e763 biznese.
“Prej datës 01.01.2022 deri me datë 30.04.2022 janë Regjistruar 3736 biznese”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Mbylljen e bizneseve në Kosovë po e shohin si problematike, edhe njohësit e ekonomisë në vend.
Safet Gërxhaliu në një prononcim për FrontOnline tha se, në mbylljen e bizneseve në Kosovë ka ndikuar ngritja e çmimeve esenciale dhe strategjike si pasojë e luftës në Ukrainë.
“Është e vërtetë që efektet negative të krizës globale janë duke reflektuar në Kosovë në veçanti pas agresionit Rus në Ukrainë, kjo goditje është duke i regjeneruar dy fenomene negative jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë e para është rritja e inflamacionit dhe stagnimi ekonomik.
Pra nga këto dukuri është vështirësuar të bërit biznes ku dhe ka ardhur deri të mbyllja e bizneseve jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e tjera. E tërë kjo e dëshmon faktin e tkurrjes ekonomike nga mungesa e lëndës së parë nga ngritja e çmimeve esenciale dhe strategjike”, tha Gërxhaliu.
Ndërsa ekonomisti Mustafë Kadriaj, thotë se arsyet e mbylljes së bizneseve janë shqetësuese nëse ato kanë të bëjnë me politikat e pafavorshme ekonomike.
”Shqetësim më shumë është arsyeja e mbylljes nëse është si rezultat i politikave te pafavorshme ekonomike. Nga ana e Qeverisë duhet te ndryshohet kursi i veprimit poashtu mundet me qen faktor edhe kriza globale që duhet të merret si faktorë që ka dërguar drejtë mbylljes bizneset”, tha ai për Front Online.
Ai thotë se për ta ditur arsyen se pse po mbyllen bizneset, Qeveria duhet që t’i anketojë ato dhe të krijoj politika ekonomike.
”Padyshim që duhet të jetë shqetësim nga ana e Qeverisë, së pari duhet gjendet arsyeja e mbylljes përmes një ankete nga bizneset për ditur arsyen e mbylljes dhe konform të dhënave duhet te krijohen politika ekonomike”, tha ai për Front Online.