Kryetari i Studentëve me Aftësi të Kufizuara në Kosovë, Leonor Berisha, ka njoftuar se Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina” do të ofrojë mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara.
Berisha ka thënë se këto bursa do të jenë stimulim dhe lehtësim gjatë studimeve.
“Duke qenë se Universiteti i Prishtinës, e ka një infrastruktur tejet të papërshtatshme, në shumë njësi akademike, kam filluar angazhimin intenziv së bashku me ndihmën dhe mbështetjen e parezervë të Rektoratit dhe Këshillit Drejtues të UP-së, që kjo kategori studentësh të mbështetet me bursa. Këto bursa do të jenë një stimulim dhe lehtësim gjatë studimeve, për t’i përmbushur sado pak nevojat specifike që i posedojnë, si në anën fizike poashtu edhe në literaturën e nevojshme.
Sipas këtij vendimi, gjatë këtij viti akademik, studentët me aftësi të kufizuara do të mbështetën me shumën prej 450 euro. Vlera totale e ndarë për mbështetje të këtyre studentëve është 30 mijë euro.
Një shumë simbolike, por një përkrahje e madhe për të gjithë studentët me aftësi të kufizuara, që studjojnë në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”
Në kuadër të kësaj, i bëjë thirrje të gjitha Universiteteve Publike në Kosovë, që ta marrin një vendim të tillë. Pasi shumica e njësive akademike në këto Universitete nuk i përmbahen Udhëzimit Administrativ Nr.33/2007 që e rregullon çasjen fizike dhe infrastrukturore në objektet publike në Kosovë.
Kjo nuk do të thotë, që ta mbështesin me bursa këtë kategori studentësh e t’mos e zbatojnë Udhëzimin Administrativ, i cili është i domosdoshëm për krijimin e kushteve për studime.
Ne do të jemi këtu, dhe do të vazhdojmë me kërkesa të qarta dhe qëndrime stoike, që Universitetet Publike të krijojnë kushte dhe tu shërbejnë të gjithë studentëve pa dallim”, ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook”, Berisha./04 Online