Qytetarët e Prizrenit shumë shpejt do të kenë mundësinë që të zgjedhin mjekun e tyre të preferuar.
Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka thënë se në Kujdesin Parësorë kanë në dispozicion 100 mjekë, ku qytetarët do të kenë mundësinë të bëjnë përzgjedhjen, shkruan 04 Online.
Njëherit ka bërë me dije se ky projekt do të realizohet në bashkëpunim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit.
“Për herë të parë në Kosovë banorët e Komunës së Prizrenit zgjedhin mjekun e vetë familjarë !
Jemi duke punuar që së shpejti të gjithë banorët e komunës sonë të zgjedhin mjekun e tyre të preferuar nga 100 mjek sa janë në Kujdesin Parësorë shëndetësor.Ministria e shëndetësisë dhe DKSH do të jenë bartëse të këtij projekti i cili për herë të parë formonë LISTAT E PACIENTËVE”, ka thënë Elezkurtaj/04 Online