Për herë të parë në historinë e saj 111-vjeçare, klubi brazilian i Santos do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Dytë. Santos nuk mundi të fitonte në ndeshjen e fundit të kampionatit duke u mposhtur në shtëpi nga Fortaleza me rezultatin 2-1. Në këtë formë, brazilianët e mbyllën kampionatin në vendin e 17 me vetëm 43 pikë dhe nuk ia dolën të shmangnin rënien një kategori më poshtë.
Santos është një nga klubet më legjendare të Brazilit, teksa me këtë skuadër janë aktivizuar edhe emra të mëdhenj si Pele, Neymar, Robinho apo së fundmi Rodrygo që aktualisht është pjesë e Real Madrid.
Tashmë, rekordin si skuadrat e vetme që nuk kanë rënë më parë nga kategoria e ruajnë Sao Paolo dhe Flamengo. Nga ana tjetër, Palmeiras u konfirmua ekipi kampion për të dytin sezon me radhë, teksa bëhet fjalë për titullin e 12 në histori./SS