Sot në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Policia e Kosovës ka vendosur për herë të parë flamurin në njërën prej pikave kufitare me Serbinë.
Moderatorja e Klanit, ka bërë me dije se Policia ka vendosur flamurin e Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak, përcjell Insajderi.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar policinë për ta konfirmuar lajmin por të njëjtit deri tani nuk janë përgjigjur.