Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin tonë kanë ndodhur 78 aksidente trafiku.
Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 26 aksidente përfunduan me persona të lënduar, kurse 52 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.
Policia gjithashtu, ditën e premte ka dënuar 1 mijë e 491 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Policia gjatë kësaj periudhe kohore ka arrestuar 20 persona, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse tre të tjer në vuajtje të dënimit.