Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër Covid-19, shkruan Gazeta Express.
Sipas MSh-së, nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës.
Me dozën e dytë deri më tani janë vaksinuar 799.939 qytetarë.
Ndërkohë, 44.143 qytetarë kanë marrë dozën përforcuese, teksa 4.813 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.
Njoftimi i plotë:
21 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës.
Deri më sot 799.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 4.813 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 11.563 testime, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890.
Në total numri i rasteve aktive është 12.396.