Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në trafik, pasiqë numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese.
Policia në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 41 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.
Ndërkaq, 21 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 20 të tjera me dëme materiale.
Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për 24 orë kanë shqiptuar 1,497 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 16 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjerë në vuajtje të dënimit.