Një rast i kanosjes është raportuar në stacionin policor në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur nënën e tij.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 22:00 në fshatin Peqan të Suharekës.
Nga policia kanë bërë të ditur se i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.
“KANOSJE / Fsh. Peqan, Suharekë 09.08.2022-22:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur nënën e tij. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së./SO