Pep s’e pranon dështimin: E provojmë sërish, eliminimi është “dhuratë”

0
310

Pep Guardiola nuk e quan dështimin eliminimin e Manchster City-t në gjysmëfinale të Championsit. Tekniku spanjoll, duke folur për mediet angleze tha se do ta provojë sërish sezonin e ardhshëm për ta fituar kupën me veshë të mëdhenj.

“Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë atë që ndjejmë të gjithë. Vetëm koha mund të na ndihmojë. Duhet të flemë të qeë dhe të mendojmë për objektivin e radhës. Të shtunën në mbrëmje do të jemi bashkë dhe do të flasim se çfarë ekipi jemi dhe çfarë kemi bërë për të shkuar deri në gjysmëfinale të Championsit. Këto janë momentet cilat më bëjnë krenar që jam këtu.”

Kështu u përgjigj trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, kur u pyet nëse kishte folur me lojtarët pas humbjes përballë Realit të Madridit në gjysmëfinalen e Champions League.

“Njerëzit thonë se nëse nuk fitojmë është një dështim, por nuk është kështu, sepse ne e dimë se sa e vështirë është gjithçka. Ne e kuptojmë se ata janë të gjithë të trishtuar. Djemtë donin finalen. Reali e meritonte, por ne ishim aty dhe e rëndësishme është të jemi atje dhe të provojmë sërish sezonin e ardhshëm”, – shtoi spanjolli.

Duke folur përpara ndeshjes së radhës në Premier League, kundër Newcastle, trajneri i City-t tha se ishte ende “i uritur për fitore”: “Nuk mund të kaloj një vit vetëm duke menduar se sa i lumtur jam. Nëse do të kishim fituar Championsin, për disa do të kishte qenë falë parave që shpenzojmë, jo sa shumë punojmë. Lojtarët tani nuk e kuptojnë këtë, por për ne “humbja” është si dhuratë. Do të doja të fitoja Ligën e Kampionëve, por për ta bërë këtë duhet të jemi më të mirë se ajo skuadër që humbi në Madrid.”

Tashmë synimi është fitimi i titullit në Angli.

“Fokusi do të jetë i njëjtë. Nuk mendoj për titullin, mendoj për Newcastle. Jam i fokusuar tek ekipi dhe Eddie Howe. Kevin de Bruyne është i disponueshëm”./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here