Profesori Rexhep Krasniqi është pensionuar.
Krasniqi ishte profesor i lëndës së Kimisë në gjimnazin “Remzi Ademaj”. Përndryshe ai ishte edhe ushtar i UÇK-së, kolonel në TMK dhe invalid i luftës.
“Sot u pensionua Profesor Rexhep Krasniqi i cili dha një kontribut të çmuar në procesin edukativo-arsimore. Profesor Rexhepi dha kontribut edhe për çlirimin e Kosovës, si ushtarak në radhët e UÇK-së.
Me rastin e pensionimit në shenjë mirënjohje për kontributin e tij Drejtoria e Shkollës dhe kolegët organizuan një koktej rasti ku u çmua kontributi i tij. Drejtoria e shkolles, dhe kolegët, Profesor Rexhepit i dëshiruan shëndet dhe jetë të gjatë”, thuhet në njoftimin e gjinazit “Remzi Ademaj”./04 Online