Pensionohet administratori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Xhemajl Qelaj

0
395

Prokuroria Themelore në Prizren, ka organizuar takim përshëndetës për administratorin Xhemajl Qelaj, i cili ka arritur moshën e pensionimit.

Në këtë takim, kryeprokurori Admir Shala, ka vlerësuar lartë kontributin e tashmë ish-administratorit Xhemajl Qelaj, dhënë në administratën e Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe njëherit i uroi pensionim të mbarë, shëndet dhe suksese në jetë.

Ndërkaq, administratori i pensionuar, Xhemajl Qelaj, ka falenderuar të gjithë punonjësit e Prokurorisë Themelore në Prizren për respektin, mbështjetjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me të gjithë, gjatë periudhës së punës në sistemin prokurorial.

Në shenjë respekti për kontributin e dhënë në këtë prokurori, kryeprokurori Shala, ndau mirënjohje falenderimi për ish- administratorin Xhemajl Qelaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here