Barcelona ka marrë një lajm inkurajues pas derbit katalanas ndaj Espanyolit, ku Pedri Gonzalez pësoi një goditje të fortë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes.
Mesfushori nga Ishujt Kanarie, i cili u aktivizua nga stoli për të menaxhuar ngarkesën dhe minutat e lojës, u përplas fort në zonë në minutën e 71-të. Megjithatë, ai arriti të vazhdojë takimin pa probleme të dukshme fizike.
Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Pedri nuk ka ndjerë dhimbje dhe nuk shfaq asnjë shqetësim, çka ka qetësuar trajnerin Hansi Flick dhe stafin mjekësor të klubit. Mesfushori qëndroi në fushë edhe rreth 20 minuta pas incidentit, duke vazhduar të jetë dominues në repartin e mesfushës.
Pedri pritet të jetë i gatshëm dhe një element kyç për Barcelonën në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Club, duke konfirmuar rolin e tij si një nga lojtarët më të rëndësishëm të katalunasve këtë sezon./04 Online













































