Mesfushori i Barcelonës, Pedri po tregon formë të lartë këtë sezon.
Pas fitores ndaj Brestit, Pedri këshilloi Lamine Yamal, i cili është i lënduar që nga ndeshja kundër Zvezdës në Beograd.
“I them Lamine, mos u nxito të kthehesh nga lëndimi”. “Gjëja më e keqe është të rikthehet dhe unë e di se për çfarë po flas”, u shpreh Pedri.
Kujtojmë që Barcelona, mbrëmë mposhti Brest në “Montjuic” me rezultat 3-0, duke u ngjitur në pozitën e dytë në Ligën e Kampionëve./IO