‘Piranjat’ janë një show televiziv investigativ që transmetohet në Syri Televizion të premteve, në orën 20:45 dhe zgjat 120 minuta.
Programi ka si bazë argëtimin dhe është i ndërtuar mbi një stil investigativ disi sarkastik. Ai prezantohet nga Florian Binaj dhe Dojna Mema ku temat kryesore që trajtohen në program kanë lidhje me aktualitetin.
Temat dhe investigimet realizohen si reagim nga një ngjarje apo situatë të caktuar, por edhe nga sinjalizimet e qytetarëve apo grupeve të interesit.
Së fundmi “Piranjat” kanë realizuar hulumtimin e një rasti në Prizren të dyshuar për ngacmim seksual të një burri ndaj një të miture.
Për më shumë ju ftojmë ta shikoni videon./syri.tv