Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një konferencë për media prezantuar programin për grante 2022 në vlerë prej 26 milionë euro.
“Programi për zhvillim rural/grante ofron mundësi për ofrim të projekteve për financim për fermerët, agropunuesit. Programi ka për qëllim që të mbështes rritjen e konkurrencës së sektorit agro ushqimore.
Programi për grante për bujqësi 2022 ka një buxhet në total 26.3 milionë euro.
Programi për zhvillim rural 2022 përfshin masat si në vijim: Investimi në asete fizike në ekonomitë bujqësore në vlerë prej 13 milionë euro, investime në industrinë agro përpunuese në vlerë prej 5.8 milionë euro, zbatimi i strategjisë së zhvillimit të lokal në vlerë prej 200 mijë euro”, tha ai.