Peci: Fitorja e radhës kundër zhvatësve, Ministrisë Bujqësisë iu kthye prona që u shfrytëzua pa marrëveshje

0
159

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se Shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale e ka hedhur poshtë vendimin e shkallës së parë për çështjen e lirimit të pronës së Ministrisë, që po shfrytëzohet nga një kompani.

Peci tha  se kjo pronë po shfrytëzohet pa marrëveshje kontraktuale nga një operator ekonomik. Peci njoftoi se aty do të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencive vartëse.

“E përshëndes vendimin e Shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, i cili hedh poshtë vendimin amatoresk e jo-profesional të shkallës së parë karshi kontestit për lirimin e pronës së Ministrisë së Bujqësisë e cila po shfrytëzohet pa marrëveshje kontraktuale nga operatori ekonomik ‘Patroni’. Sikurse edhe kemi paralajmëruar, në atë lokacion do të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencive vartëse në mënyrë që t’i plotësojmë kushtet për akreditimin në IPARD”, ka thënë ministri i Bujqësisë.

Ai shtoi se do të mbetet i përkushtuar deri në rikthimin e pronës në Ulpianë dhe pastrimin e gjendjes në Stankaj të Pejës.

“Mbetem i përkushtuar dhe i vendosur në angazhimin tim si Ministër deri në rikthim të pronës në Ulpianë dhe pastrimin e gjendjes në Stankaj të Pejës! Pa pardon karshi abuzimit me pronën shtetërore”, ka shkruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here