PDK sot zgjedh liderin e partisë

0
53

Partia Demokratike e Kosovës ka një javë që është pa udhëheqës.

Ish-kryetari i partisë, Memli Krasniqi dha dorëheqje nga detyra duke thënë se PDK ka nevojë për ndryshim.

Megjithëse dorëheqja e tij ishte pa ndonjë paralajmërim, në PDK vetëm disa ditë pas shpallën kandidaturën për të parine partisë Bedri Hamza dhe Enver Hoxhaj.

PDK sot mban Konventën e Përgjithshme, në të cilën pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

Konventa po zhvillohet më herët sesa parashihej.

Deri tani, Bedri Hamza ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të udhëhequr partinë.

“Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane. PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, ka shkruar Hamza.

Ndërsa Enver Hoxhaj e ka ftuar atë në një debat televiziv mes të dyve.

“E ftoj z. Hamza që të dalim dhe debatojmë, javën e ardhshme. Hajde, të vendosim një standard të ri”, ka deklaruar Hoxhaj.

Se kush do të marrë drejtimin e PDK-së, pritet të bëhet e ditur sot në orën 17:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here